Kuvendi ka publikuar këtë të enjte listën me 9 kandidatët për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

"Pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4.3.2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vakancën e plotë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët: Arta Vorpsi, Avni Shehu, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Valbona Bala (Pajo), Klodian Rado, Kostandin Kazanxhi, Mitat Dautaj dhe Ilir Mustafaj.", thuhet në njoftim.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën vlerësimin e kandidatëve dhe i rendit sipas meritës profesionale.