Ky është Elvis Demçe, trafikanti më i njohur shqiptar në Itali, i cili e shpalli veen “Zot i drogës”, ndërsa kërkonte të merrte të gjitha pushtetet e “botës së nëndheshme të krimit”.

Fotoja dhe detajet e reja janë publikuar nga mediat italiane. Këto të fundit, duke iu referuar të dhënave nga dosjet voluminoze të hetimit shkruajnë se Demçe u rrit në familjet kriminale dhe shumë shpejt ngjiti “shkallët e suksesit”.

“Elvis Demçe ka lindur në Fier, Shqipëri, më 10 gusht 1986. Ai banon në Velletri, por në fakt jetonte në Romë. Tani është në burg në pritje të gjykimit pasi akuzohet se është në krye të bandës së fundit të fuqishme të shqiptarëve me metoda mafioze që vepron në kryeqytet”, thuhet në dosjen e hetimit.

Demçe u bë i njohur për përplasjen mes dy grupeve shqiptare që morën në qafë njëri-tjetri për shkak të sherreve të njëpasnjëshme për territor.