E veshur me të kuqe nga koka tek këmbët, Era Istrefi ka shkëlqyer në klipin e këngës së re “Redrum” e cila është publikuar rreth një orë më parë në youtube.

Ajo që vihet re është se kënga po dëgjohet dhe po klikohet nga mijëra shikues në minutë.

Në rreth 1 orë kënga ka arritur 50 mijë klikime në youtube. 

Edhe "Redrum", ashtu si edhe "BonBon" pritet të ketë sukses të jashtëzakonshëm.

Një gjë është e sigurt, kur Era bë këngë e bën më së miri.