Faqja zyrtare e “Eurovision 2021” ka publikuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse, të ndara në dy netët gjysmë finale.
Kështu, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të jetë në natën e dytë te festivalit, ku renditet e njëmbëdhjeta.
Gjysmëfinalja, nata e parë:
- Lituani
- Slloveni
- Rusi
- Suedi
- Australi
- Maqedoni e Veriut
- Irlandë
- Qipro
- Norvegji
- Kroaci
- Belgjikë
- Izrael
- Rumani
- Azerbajxhan
- Ukrainë
- Maltë
Gjysmëfinalja, nata e dytë:
- San Marino
- Estoni
- Republika çeke
- Greqi
- Austri
- Poloni
- Moldavi
- Islandë
- Serbi
- Gjeorgji
- Shqipëri
- Portugali
- Bullgari
- Finlandë
- Letoni
- Zvicër
- Danimarkë
Pas publikimit të versionit zyrtar të këngës, shoqëruar me videoklipin, këngëtarja ka marrë shumë vlerësime. Anxhela prezantoi veten dhe vendin përmes disa fotove ku shfaqej e veshur me veshje popullore nga disa treva shqiptare.





