SHBA– Do të shfaqet për herë të parë në sallat e kinemave botërore më 7 shkurt, filmi “Broken city”, i regjizorit Allen Hughes, në të cilin interpretojnë tre yje të kinemasë hollivudiane; Mark Wahlberg, Catherine Zeta-Jones dhe Russell Crowe. Filmi është prodhuar nga studio kinematografike Twentieth Century Fox.

Korrupsion dhe biznese të pista, tradhti dhe mashtrime. Janë këto elementët kryesorë të këtij trilleri intrigant që ka si sfond qytetin e Nju Jork. Tre protagonistët e filmit janë një ish polic, një politikan dhe gruaja e tij e bukur.