Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Përfundimisht ajo do të jetë me numra anash, ndërsa mbi të është e shkruar emri i partisë në garë, bashkë me logon përkatëse.

Kandidatët nuk do të prezantohen me emra, por vetëm me numra. Për të votuar duhet të mbani mend numrin që ka kandidati i dëshiruar. Që fleta e votimit të jetë e vlefshme mund të votoni partinë dhe një prej kandidatëve të saj, ose vetëm 1 parti dhe vetëm 1 kandidat.

Nuk mund të votoni një parti dhe një kandidat të një partie tjetër pasi fleta do të konsiderohet e pavlefshme. E tillë do të jetë edhe nëse votoni më shumë se 1 parti ose më shumë se 1 kandidat.

Më poshtë po publikojmë formën që do të ketë fleta e votimit e qarkut Durrës.