Publikohet në Fletore Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi prej ditës së djeshme akti normativ i cili shtyn me paguarjen e qirasë së muajit prill dhe maj 2020 për 3 kategori.

Nga ky akt normativ përfitojnë

Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si  pasojë e  gjendjes  së shkaktuar  nga COVID–19, nuk  do  ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit  studentë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë,  nuk  do  ta  paguajnë  detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të ardhura  deri në14.000.000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje  për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar  nga COVID–19, nuk do  ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj,  prill dhe maj 2020.

Kur paguhet detyrimi i prapambetur – Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet  nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të  dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj2020. Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi i prapambetur do  të paguhet nga qiramarrësi  brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020.

Nese qiradhenesi refuzon – Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të cilët  kanë  ankesë  për  qiradhënësin si  pasojë e moszbatimit  të detyrimeve të mësipërme, do t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik.

Qiradhënësit, tëcilët nuk e zbatojnë këtë pikë, dënohen me gjobë në masën e  pesëfishit të qirasë mujore përkatëse. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimeve të kësaj pike dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.