Rreshteri Afrim Bunjaku është kujtuar sot nga familjarët, miqtë dhe drejtuesit e shtetit në 1-vjetorin e vrasjes së tij në Banjskë të Zveçanit.
Bunjaku është vrarë më datë 24 shtator 2023 nga një grup terroristësh serbë, që të armatosur kanë sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë.
Në rrjet sot ka qarkulluar një video, ku shihet rreshteri Afrim Bunjaku duke patrulluar në rrugët e Zveçanit. Ai shihet se është bashkë me kolegët, duke bërë patrullime në zonë.
Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiç, person ky i afërt me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.