Ish-kryeministri rus Mikhail Kasyanov është përfshirë në një skandal, pasi televizioni rus proqeveritar, ka publikuar një video erotike të tij, ku ai shfaqet duke kryer skena të nxehta seksuale me aktivisten britanike, Natalya Pelevine.
Kjo video mund t’i shkatërrojë martesën dhe me siguri karrierën politike Kasyanov-it, i cili njihet si një nga kritikët e ashpër të presidentit Putin.
58-vjeçari është kryetari i Partisë Liria e Popullit dhe shihej si rival i Putin për postin e presidentit.
Nuk dihet nëse publikimi i këtyre pamjeve është vepër e ish-së dashurës së tij britanike, apo e spiunazhit rus.