Publikohen pamjet filmike të momentit tragjik kur maqedonasi Boban Iliç vrau fëmijën 4-vjeçar në Kumanovë, pas një debati që kishte pasur me babanë e tij.
Viktima e pafajshme e marrëzisë së maqedonasit është Almir Aliu. Maqedonasi goditi me makinë disa pjesëtarë të familjes Aliu, duke i shkaktuar vdekjen të miturit. Pamjet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe u publikuan nga “Telegrafi”.
Varrimi i Almirit u bë ditën e shtunë ndërsa sot pritet të mbahen protesta ku do të kërkohet drejtësi dhe dënim maksimal për maqedonasin Boban Iliç, i cili tanimë gjendet në paraburgim.
Për vrasjen e Almirit 4-vjeçar ka shpërthyer një zemëratë e madhe dhe urrejtje në rrjete sociale, si edhe kanë reaguar partitë politike duke e dënuar këtë makabritet.





