Ky është momenti i aksidentit të mbrëmshëm në Durrës, ku u përplas një efektiv policie.

Ai po kalonte vijat e bardha. Siç duket nga pamjet mjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e ngjarjes.

E gjithë skena ndodhi para Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit. Fatmirësisht, polici ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ditën e sotme, atë e ka vizituar Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që thotë se ky aksident duhet të zgjojë vigjilencën e Policisë Rrugore.