Tre muaj pas ndarjes së Johnny Depp dhe Amber Heard, një video e tmerrshme publikohet nga portali i thashethemeve të showbizit “TMZ”.
Videoja e regjistruar nga Amber shfaq një episod të jetës me Johnny-n, kur ky i fundit tregohet shumë i dhunshëm.
Në videon tronditëse aktori shfaqet duke u vërtitur nëpër kuzhinë dhe duke përplasur dollapët prej xhami. Ai madje dëgjohet edhe duke sharë në mënyrë të përsëritur.
Ndërkohë që çifti diskuton, Johnny thyen një gotë në dysheme. Nuk është e qartë se për çfarë ata po flasin, por s’ka dyshim që diçka nuk shkon midis tyre.
Një një fragment të videos shihet aktori që merr një shishe verë dhe thotë: “Do të shohësh një çmenduri? Ta tregoj unë çfarë është çmenduria!”
Pas kësaj ai e pikas që bashkëshortja e tij po filmon dhe kap telefonin.





