Publikohet videoklipi i këngës shqiptare “Përrallë” të Eneda Tarifës, e cila do të na përfaqësojë në “Eurosong 2016”. Videoklipi “Fairytale” vjen në gjuhën angleze dhe është realizuar me shumë mjeshtëri.
Për veshjen e Enedës është kujdesur stilistja Bora Kokëdhima e cila me markën e saj “Savage”, do të jetë kuratorja e look-ut të Eneidës në “Eurosong”.
Fustanet e krijuara janë një ndërthurje e elementëve tradicionalë të Shqipërisë së Veriut, me materiale dhe copa, që janë një trend i ditëve të sotme.
Kënga “Përrallë” doli fituese e Festivalit të 54-t të Këngës në RTSH.