Moderatorja Xhesi Muçaj ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, ku ndër të tjera foli edhe për lajmin që ajo dhe djali i kryeministrit, Greg Rama kishin nisur një lidhje.
Kujtojmë që kjo situatë u krijua pasi vetë moderatorja postoi një foto në Instagram pranë Gregut, më 14 shkurt.
“U përhapën fjalë nga më të ndryshmet, besoj dhe ti i ke dëgjuar. Të ka ardhur mirë, apo s’të ka ardhur mirë, këtë do na e thuash tani. Por u tha që ju, jeni në një lidhje. Si është e vërteta?”, e pyet moderatorja e emisionit, Ester Bylyku.
“Unë me Gregun jemi miq shumë të mirë. Unë nuk e kam njohur Gregun personalisht, unë dhe Gregu kemi miq të përbashkët. Ky ka qenë fakti që ne kohët e fundit jemi bërë shumë miq. Dhe në fakt, ne jemi të gjithë single (beqar) në atë grupin tonë shoqëror dhe kishim dal të gjithë për 14 Shkurt. Duke mos e patur mendjen fare që është 14 Shkurti, duke berë bisede për një projekt të ardhshëm që Gregu ka, bëmë një video për të qeshur. Që mos të alduonin njerëzit unë shkruajta ‘bestie’ (shok i mirë). E postova, por ngaqë ishin orët e vona, nuk e mendova shumë gjatë, as nuk e mendova se njerëzit do ta keqkuptonin. As nuk e mendova që ishte Shën Valentinin.”, tha Xhesi.





