Deputetja Flora Brovina nuk është bërë më e gjallë që pas publikimit të ‘fotos së përdhunimit’. Kjo e fundit rezultoi të ishte një foto e rremë dhe që nuk kishte aspak lidhje me përdhunimin e grave kosovare nga serbët.

Mediat kosovare shkruajnë që opozita kërkon që PDK-ja të marrë përgjegjësinë përkatëse, por karrigia e deputetes Flora Brovina ka mbetur bosh. Prej kohësh ajo nuk është parë në Kuvend dhe mësohet se askush nuk ka mundur të kontaktojë me të pasi ka fikur edhe telefonin.

Akti i Brovinës u cilësua si një nga skandalet më të mëdha.

Më datë 16 maj, teksa Kuvendi i Kosovës mbajti seancën plenare për votimin e rezolutës për genocidin serb, deputetja Brovina paraqiti para mediave një foto ku sipas saj shihej se si ushtarët serbë përdhunojnë një femër në Kosovë.

 

Por kjo gjë rezultoi të ishte e gënjeshtër, gjë që e pranoi edhe vetë deputetja.