Rrjetet sociale vijojnë të mbeten problematike sa i takon rasteve të shumta që raportohen në polici për shkeljen e privatësisë së personave të ndryshëm.

Këtë herë në Pogradec, policia ka nisur hetimin për një 16-vjeçar i cili dyshohet se ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok” fotografinë e një 14-vjeçareje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.