Gazetari i emisionit ”ThumbON”, Ronaldo Sharka i njohur për kamerat e fshehta që i ka bërë VIP-ave shqiptarë, ka qenë i ftuar në emisionin “Mes Yjeve” në Ora News.

Sharka ka folur për problemet që ka pasur me vëllezërit Veshaj dhe kërcënimet që ka marrë pasi i publikoi Romeos videon me Jonida Maliqin në pishinë dhe zbuloi një lidhje të shkuar të Donaldit.

“Çfarë ndodhi mes ju të dyve sepse jeni në një zënkë prej shumë kohësh?”, e pyet moderatorja Xhesi Muçaj.

“Unë i isha qepur Romeos dhe Donaldit sepse kisha materiale, guximin dhe dëshirën për t’i publikuar, të tipit video në pishinë me Jonida Maliqin, një artikull për Donaldin i cili fliste për një lidhje të shkuar duke i mbuluar identitetin e partneres në fjalë e shumë gjëra të tjera që lidheshin me jetën personale të vëllezërve Veshaj. Kemi pasur një përplasje virtuale në Whats App, celular muaj më parë.”, thotë gazetari i cili tregon se Romeo e ka sharë më shumë sesa është parë në kamerën e fshehtë.

“Ronaldo Sharka: Po po, ato tek kamera e fshehtë nuk janë asnjë gjë fare, ka pasur të shara ekstreme dhe kërcënime. I kuptoj vëllezërit Veshaj.”