Florian Agalliu është nisur drejt Aramerasit, pas vendimit të marrë nga publiku.
Ai humbi sfidën përballë Valerit, pas të dy u shpallën më pak të preferuarit e publikut, ndaj pas eliminimit, ishte publiku që i dha një shans të dytë fermerit.
Ai është nisur drejt ishullit ku aty do të qëndrojë i vetëm. Sakaq do të jetë përsëri publiku që do të vendosë për një rikthim të tijin në “Ferma VIP”.
Ndërkohë, pas eliminimit ai i bëri thirrje publikut t’a mbështesë, duke kërkuar një tjetër shans në rrugëtimin e tij në fermë.