Dy persona e kanë pësuar keq që publikuan fotot e trupit të pajetë të sulmuesit Emiliano Sala.
Sulmuesi argjentinas u nda nga jeta në fillim të këtij viti pas një aksidenti ajror teksa po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit për të bërë të mundur kalimin te skuadra e tij e re.
Bëhet fjalë për drejtorin e kompanisë CCTV, Sherri Brai dhe shefi i tij Kristofer Ashford. Ata janë arrestuar, teksa gjykata e Swindon i ka dënuar ata me 14 vite e pesë muaj burg.
Brai dhe Ashford u dënuan sepse publikuan fotot e trupit të pajetë të Emiliona Sala në mënyrë ilegale dhe pa pyetur familjarët.





