PUKE, 4 korrik 2013 – Rritja e temperaturave ka aktivizuar vatra zjarri në sipërfaqet pyjore të Pukës.
Mëngjesin e sotëm janë konstatuar 8 vatra zjarri në sektorin pyjor ‘Lak Rroshi’, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës.
Drejtuesit e Shërbimit Pyjor bëjnë të ditur se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 dynymësh, ndërsa po punohet për lokalizimin e flakëve.
Aktualisht dy makina zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.





