Policia e Pukës ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Dush, në Njësinë Administrative Luf Qerret.
Në kuadër të aksionit të radhës anti-kanabis, është bërë i mundur arrestimi i kryeplakut Gjergj Përgjegjaj, 51 vjeç dhe i të birit Florian Përgjegjaj, 29 vjeç, banues në Durrës.
Sipas Policisë kryeplaku dhe i biri dyshohen si kultivues të një parcele më afro 500 rrënjë kanabis sativa, e cila u gjet dhe u asgjësua përmes zjarrit në vendin e quajtur “Mrizi i Krahnes”.
Burime Policore ndërkohë bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim dhe djali i tjetër i kryeplakut.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë dhe mbi këta dy shtetas rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa kryeplaku do të akuzohet edhe për shpërdorim detyre.





