Skoci, 19 korrik 2014 – Hibernian po planifikon ta bëjë një stil direkt të lojës për sezonin e ardhshëm, pasi e siguroi rikthimin në Premierligën skoceze.

Mirëpo, lojtarët e tij kanë nevojë me të vërtetë të jenë më të kujdesshëm me topat e gjatë drejt sulmit, pasi njëri prej tyre, aksidentalisht goditi një pulëbardhë gjatë lojës këtë javë.

Kjo pamje e rrallë u kap në ndeshjen para-sezonale të këtij ekipi ndaj Dunfermline.

Callum Booth, duke u munduar ta shmang rrezikun para mbrojtjes, duke e hequr topin nga mesi i fushës, e qëlloi pulëbardhën, e cila u trullos dhe e uli nivelin e fluturimit, duke fluturuar aq sa kishte fuqi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/