Milani fitoi derbin Madonnina dhe u kthye për të lyer qytetin e Milanos kuqezi.
Djemtë e trajnerit Fonseca mundën Interin 2-1 me një paraqitje të guximshme që në zgjedhjet fillestare.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 10-të me një goditje qendrore të Pulisic, i cili befasoi mbrojtjen e Inzaghit.
Gjithsesi festa nuk zgjati shumë, Interi barazoi në minutën e 28-të me një gjuajtje të saktë diagonale të Dimarco.
Para pushimit Maignan bëri një mrekulli mbi Thuram ndërsa në pjesën e dytë Sommer u bë protagonist me disa ndërhyrje vendimtare.
Megjithatë, në minutën e 89-të, portieri i Interit nuk mundi të bënte asgjë për goditjen e Gabbia, që me kokë shënoi për 2-1.