Christian Pulisic ka patur një ndikim të madh te Milani në prolog të Serie A. Statistikat e tij janë fantastike, tri ndeshje dhe dy gola me fanellën e kuqezinjve.
“Për mua ishte dashuri me shikim të parë, veçanërisht duke pasur parasysh tifozët: Nuk kam parë kurrë një pasion të tillë dhe San Siro është mbresëlënës”, tha anësori amerikan.
Derbi kundër Interit – “A jemi ne më të fortë? Do të jetë një mundësi për ta zbuluar. Ata janë të fortë, është e vështirë të luash kundër tyre: ata dinë të mbrohen mirë dhe kanë cilësi për të shënuar me kundërsulm. Por unë ëndërroj të shënoj një gol, ose të jap edhe një asist: Mezi pres të luaj, ashtu si në Champions League. Jam një person hiper-konkurrues në çdo gjë”.
Objektivat – “Ne kemi besim për titullin kampion, këtu ka lojtarë të fortë dhe një përzierje të madhe talentesh. E nisëm shkëlqyer kampionatin, do të bëjmë më të mirën që mundemi për të fituar”.
Grupi – “E njoh mirë Loftus-Cheek, ai është shumë i fortë; Reijnders është i veçantë me topin; Leao është një nga më të mirët në botë, krahu ynë i majtë me Theo Hernandez është shumë i fortë. Dhe me Giroud ne gjithmonë e kuptojmë njëri-tjetrin”.
Stefano Pioli – “Ndonjëherë mund të jetë i ashpër, të thotë qartë mendimin e tij dhe këtë kërkoj tek një trajner: më pëlqen të thotë atë që mendon”.





