4gusht 2015 – Puna e radhës e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është pikërisht heqja e tabelës ku opozita akuzon Edi Ramën. Në ditën e tretë të punës, pas marrjes zyrtare të postit, Veliaj ka deklaruar se hiqet tabela e vendosur pranë ish-stacionit të trenit. Aty opozita prej disa muajsh ka vendosur një fotografi gjigande me fjalët: ëtu duhej të ishte vazhdimi i bulevardit, por e ka bllokuar Edi Rama.

Në fakt, një qytetar i shkroi kryebashkiakut Veliaj që duhet të hiqet tabela fyese. Dhe reagimi ishte i menjëhershëm. Zgjatimi i bulevardit “Zogu i parë” ka qenë mollë sherri e vazhdueshme mes Bashkisë së Tiranës kur drejtohej nga Basha dhe qeverisë së majtë. Pritet që në ditët në vazhdim kryebashkiaku i ri të deklarojë se si do të shkojë projekti.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/