Blogerja Sara Hoxha ka rrëfyer se ajo dhe Ledri Vula nuk qëndrojmë shumë kohë larg njëri-tjetrit, pavarësisht impenjimeve të tyre.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, ajo tregon se jetojnë se bashkë dhe kalojnë shumë kohë së bashku.

Nuk e keni problem ti dhe Ledri që qëndroni kaq shumë kohë larg njëri-tjetrit?” e pyeti një ndjekës.

“Jetojmë bashkë dhe kalojmë shumë kohë bashkë, siç duket dhe në Instagram. Hera fundit që ishim bashkë, ishte para 3 orësh në aeroport”, iu përgjigj Sara Hoxha, e cila e shoqëron këngëtarin në udhëtimet për realizimin e videoklipeve, si edhe në koncerte.

Ndërsa kuriozitetit të fansave se kur do vijë bebi numër 2, nëna e Poem iu përgjigj: “Edhe nja dy vite, nuk është pyetja e duhur.”