Misheck Nyandoro, 66-vjeç, është babai i 151 fëmijëve dhe bashkëshorti i 16 grave. Ai është shprehur se nuk punon, pasi puna e tij e vetme është të kënaqë seksualisht gratë e tij.
66-vjeçari është një infermier në pension dhe sipas asaj që ka treguar, ai fle çdo natë me katër nga gratë e tij.
“Unë nuk punoj, pasi duhet të kënaq seksualisht gratë e mia, të cilat gatuajnë dhe kujdesen për mua çdo ditë”, u shpreh për “The Herald”, një media online e Zimbabve.
Në vitin 1983, Nyandoro u martua me gruan e tij të parë dhe që nga ajo kohë deri në vitin 2015, ai është martuar me 15 gra të tjera.
“Kjo është puna ime. Unë nuk kam asgjë tjetër”, shpjegoi ai, duke deklaruar më tej se nuk ka ndërmend të ndalet “derisa vdekja ta marrë”.
“Nëse nuk do të kishin qenë mundësitë e pakta ekonomike, historia do të kishte qenë krejt ndryshe, unë do të kisha arritur 30 gra dhe më shumë se 200 fëmijë”, tha ai.





