18% e shqiptarëve të punësuar, punojnë ose mbi 48 orë në javë, ose part-time, pra nën 30 orë, thotë Organizata Botërore e Punës, në raportin e sapopublikuar që mban titullin “Perspektiva e punësimit social në botë 2017”.
Kjo normë nuk është ndër më të lartat mes tregjeve në zhvillim, por gjithsesi, mbetet relativisht e lartë, pasi flet për një fenomen që krijon jo pak problem në shoqëri. Ky grafik sqaron se, puna e çrregullt në Shqipëri përfaqësohet më së shumti nga ata që punojnë jashtë orarit, sesa nga ata që punojnë part-time.
Këta të fundit zënë dikur te 7% të të punësuarve në total, ndërsa ata që punojnë jashtë orarit zënë rreth 11% të totalit të të punësuarve.
Në këtë drejtim, Shqipëria është më keq se Serbia, Maqedonia, Mali i Zi apo Bosnje Hercegovina, duke u bërë kështu vendi më problematik në rajon sa i përket punës jashtë orarit, por dhe asaj part-time.
Puna e çrregullt, që përfshin punën part-time, dhe atë përtej orarit të punës, është një fenomen i përhapur më së shumti në vendet ku ka një forcë të madhe punëtore, që shfrytëzohet kryesisht nga shumëkombëshet, por edhe në vendet ku ka një zhvillim të theksuar industrial.
Fenomeni në vendin tonë merr shtysë kryesisht nga sektori fason dhe ai i call center, që përfaqësojnë dy anë të ndryshme të medaljes, pra punën jashtë orarit, dhe atë part-time, në rastin e industrisë call center.
Të dyja këto industri kanë njohur një përhapje të ndjeshme në vendin tonë gjatë viteve të fundit, duke bërë që edhe fenomeni të përshkallëzohet./dita
Puna jashtë orarit, Shqipëria më problematikja në rajon
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit