SHBA, 5 shtator 2014 – Jo të gjithë i kanë mundësitë për të pasur një punë sipas dëshirës së tyre. Në këtë mënyrë ka disa të tjerë që rrezikojnë edhe jetën në mënyrë që të sigurojnë të ardhura për familjen e tyre.
Këtë gjë bën edhe Jim Harrison, 55 vjeç, i cili ka për detyrë të nxjerrë helm nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë. Ai bashkë me gruan e tij kanë një kopsht ku mbajnë rreth 2 mijë gjarpërinj dhe falë tyre ata jetojnë. Ata u marrin helmin gjarpërinjve dhe më pas e shesin në kompani farmaceutike, të cilat bëjnë kundrahelme dhe ilaçe me të.
Zoti Harrison përdor duart e tij të zhveshura për të marrë rreth 600 deri në 1.000 kampione helmi në ditë. Duke qen se ke të bësh me këta zvarranikë shumë të rrezikshëm, ai është kafshuar tetë herë, ndërsa ka marrë dëmtime të shumta në duar prej helmeve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





