Përmes një postimi në Twitter, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar 15-vjetorin e zgjerimit të "Big Bang" të BE-së me 10 vende.

Teksa e cilëson një arritje historike, Bushati shkruan se pranimi në BE i Ballkanit Perëndimor duket mjaft i largët duke përmendur këtu boshllëqet ekonomike dhe sociale.

"Sot shënohet 15 vjetori i zgjerimit të “Big Bang” të #EU me 10 vende të #CEE. Një arritje historike pas Luftës së Ftohtë. 15 vjet më vonë, pranimi në BE i #Ballkanit Perendimor duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende boshllëqet ekonomike dhe sociale. Punë e pa përfunduar!", shkruan ai.