23 dhjetor 2013- Gjatë dhënies së çmimit për punëdhënësin më të mirë të vitit, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se vlerësimi i sipërmarrjes është një hap i rëndësishëm. Kreu i qeverisë tha se ky aktivitetet do të kthehet në një traditë edhe për vitet e ardhshme.
“Pas një epoke të gjatë qëndrimi në errësirë të strukur nga frika për të manifestuar lirisht suksesin e tyre ka ardhur koha që sipërmarrësve t’u jepet mundësia ti gëzohen edhe asaj pjese që ka të bëj me publicitetin. Kjo bëhet për t’ju dhënë vajzave dhe të rinjve në vend një model për suksesin nëpërmjet sipërmarrjes. Ndryshe nga modeli që ishte krijuar në të cilin që të bësh biznes patjetër do të thotë se ha në kurriz të të tjerëve dhe pi gjakun e popullit. E vërteta është krejt ndryshe të bësh biznes është të krijosh kushte që të tjetër të jetojnë më mirë. Përmes mundësisë që u jep të tjerëve që përmes punës së ndershme në biznesin tënd të jetojnë dhe të mbajnë familjet e tyre.
Ne kemi shumë nga këto “këngët magjike” “këngët e pranverës” por nuk kemi asnjë gjest të tillë që vlerëson sipërmarrësit. Si një hap i parë dhe si një fillim modest kjo mbrëmje i ka plotësuar dëshirat tona. Ne i kemi mundësi ta kthejmë në një aktivitet të traditës. Kur rezistoi ai festival i këngës dy regjime jam i sigurt se sipërmarrja do ekzistojë 40 qeveri. Jam i lumtur që më kanë lënë mua të jap çmimin punëdhënësi më i mirë", u shpreh Rama.
Çmime vlerësimi për aktivitetin e kryer i janë dhënë disa kompanive në prodhimin fason, në sektorin e turizmit, gruaja sipërmarrëse shqiptare, si dhe punëdhënësi më i mirë i vitit 2013.





