10 shtator 2015 – Një burrë që punësoi një detektiv privat për të zbuluar se me kë e tradhtonte e shoqja, mbeti i shokuar kur mësoi se ajo shkonte me djalin adoleshent të vetë detektivit.
Mësuesja e kërcimit, Amber Telford, 33 vjeç, kishte bërë seks disa herë me 17-vjeçarin, në studion e saj, në makinë e madje edhe në shtëpinë e mamasë së saj. Por gjithçka u zbulua kur detektivi i kapi mat në studion e kërcimit.
U trondit dhe vetë detektivi, pasi mësoi se mashkulli me të cilin shkonte Telford, ishte i biri. Ai i gjeti poshtë një batanijeje në studion e kërcimit.
Telford u arrestua dhe u dënua me 30 ditë burg dhe 150 orë punë në komunitet, pasi u deklarua fajtore për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Taylorsville, Utah (SHBA).
/S.L. portali DurresLajm/