ITALI, 28 shkurt 2018– Kishte “punësuar” komshijen për të vrarë burrin, por plani vrasës u zbulua dhe ato përfunduan pas hekurave. Gjykata e Arezzos, Itali, ka dënuar sot me 10 vjet burg gruan dhe 8 vjet e 2 muaj fqinjen e saj, pasi të dyja gratë kanë rezultuar fajtore për akuzën “tentativë vrasjeje”.

Ngjarja për të cilën akuzohen dy gratë ka ndodhur në tetor të 2011, kur një boksier i ri denoncoi në polici faktin se një grua kishte dashur ta “rekrutonte” si vrasës në këmbim të 5 eurove. Boksieri duhet të vriste pronarin e moshuar të një kompanie turistike në Aretino.

Boksieri kishte mbajtur gjithnjë kontakte me fqinjën, por pasi policia nisi të hetojë mbi këtë çështje të dy gratë rrëfyen dhe u zbulua i gjithë plani i vrasjes së pasanikut të moshuar. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/