DURRES, 25 gusht 2013 – Në rubrikën “Raportoni ju” të "Shqiptarja.com" denoncohet ndotja e ajrit në lagjen nr 13, pikërisht në plazhin e Durrësit, aty ku vazhdon sezoni turistik.
Në orët e para të mëngjesit, (pa u zbardhur) punonjës të pastrimit shkojnë me makinën e plehrave, marrin pak, dhe pasi zbrazin kazanët i vënë flakën, duke shkaktuar një tym dhe ndotje të ajrit.
Në këtë foto që ka mbërritur në redaksinë e saj, nuk është fokusuar vetëm çfarë ka ndodhur një ditë, por banorët thonë se ky fenomen ndodh çdo ditë.
Duke e denoncuar shqetësimin banorët bëjnë apel medias të ndërgjegjësojnë këtë problem shqetësues në mënyrë që autoritetet përkatëse të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje.





