Një punëtor i fasadave në Gjirokastër, është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese.

Mësohet se rreth orës 09:20, shtetasi F.M., rreth 60 vjeç, banues në Berat, është rrëzuar nga kati i tretë i një hoteli në zonën muzeale të qytetit.

60-vjeçari është transportuar për në spitalin Rajonal në Gjirokastër, nga ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, por policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.