Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Rrogozhinë. Një punëtor i ndërtimit, teksa zhvillonte punime në mjediset e Komisariatit të Policisë së Rrogozhinës, ka gjetur një armë zjarri pistoletë në kasetën e WC-së.

Arma ishte fshehur brenda saj dhe nuk dihet se sa kohë qëndronte aty. Mirëpo, punëtori i identifikuar me inicialet M.B. 25 vjeç e ka marrë pistoletën dhe e ka dorëzuar tek autoritetet.

Sipas gazetës “Panorama”, nuk dihet nëse pistoleta është armë shërbimi e ndonjë polici, armë krimi e fshehur aty, apo armë e fshehur e ndonjë të arrestuari, që mund të jetë futur në komisariat pa kontroll fizik.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.