Policia italiane ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar shqiptar me gjysëm kg marijuanë. Mësohet se i riu ishte punëtor në tragetin e linjës Durrës-Bari. Lëndën narkotike shqiptari e kishte fshehur në trup ndërsa tentoi të kalonte pa u kontrolluar në doganën e portit të Barit.
Ai mbante të veshur uniformën e punës dhe gjatë kontrollit shfaqi shenja nervozizmi. Në trup iu gjet lidhur me një fasho llastiku rreth gjysëm kilogramë marijuanë që mendohej se ishte e destinuar të furnizonte tregun ilegal lokal të drogës.
Në mbrëmje 25vjeçari shqiptar do të kthehej përsëri me tragetin ku punonte. Policia italiane po heton mbi zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij në Itali me dyshimin se kjo praktikë e trafikimit të drogës mund të jetë përdorur dhe më parë.





