Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar drejtuesin teknik të punimeve lidhur me hetimet për vdekjen e punëtorit 56-vjeçar që u rrëzua nga kati i dytë i një pallati në ndërtim një ditë më parë.

“D. K., 34 vjeç, inxhinier (drejtues teknik), pasi ditën e djeshme në një pallat në ndërtim, duke punuar, ka rënë nga kati i dytë punëtori, shtetasi I. B., i cili ka gjetur vdekjen në vend.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, burimet zyrtare bëjnë me dije se janë referuar materialet për inxhinierin e firmës që merret me prodhimin e parafabrikateve në Kamëz, ku po një ditë më parë humbi jetën një 35-vjeçar.

“U referuan materialet për shtetasin E. B., 39 vjeç, inxhinier në një firmë që merret me prodhimin e parafabrikateve, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin Blu, gjatë kohës që ka qenë duke punuar me një nga pajisjet për prodhimin e zgavrave metalike në këtë firmë, ka humbur jetën punëtori me iniciale B. M., 35 vjeç.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.