16shtator 2015 – E shtyp eskavatori, vdes punëtori shqiptar. Ngjarja e rëndë ndodhi në provinën e Cuneo-s në Itali, pikërisht në një kantier ndërtimi në Monforte të San Sebastianos. Viktimë ka mbetur një 31-vjeçar, me inicialet G.A.
Mediat italiane thonë se viktima me origjinë nga Shqipëria është përplasur për vdekje nga një eskavator që po punonte në kantier. Megjithëse u lajmërua ambulanca, nuk kanë arritur të bëjnë asgjë për të shpëtuar 31-vjeçarin, i cili kishte ndërruar jetë në vend. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti fatal në punë.
/portali DurresLajm/