Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi ka njoftuar se me 29 nëntor do të hapet edhe Rruga e Arbrit.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se e gjithë rruga është gati përveç një problemi gjeologjik në Qafën e Murrizit dhe se paratë për vonesat nga ky projekt dalin nga privati dhe jo nga buxheti i shtetit.

“Në 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa, gjitha pjesa tjetër është gati.

Jo si në tunelin e Elbasanit, që pasi i ratë daulles bashkë me “llumin” sikur thua ti, jo unë, u deshën kushedi sa para për t’u marrë me rrëshqitjet” tha Rama.