Punimet e OSHEE-së në stacionit e pompimit në Fushë Kuqe do të lënë pa ujë qytetin e Durrësit.
Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetarët se nesër datë 9 mars do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit nga ora 08.00 deri në orën 20.00.
Sipas ndërmarrjes, ndërprerja e furnizimit me ujë vjen për shkak të punimeve që do të kryejë OSHEE në zonën e stacionit të pompimit në Fushë Kuqe.
Në fund të njoftimit, UKD thekson se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë.





