Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga sot për shkak të punimeve në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit do të ketë bllokime të qarkullimit të automjeteve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se kohëzgjatja e punimeve do të zgjasë 1-2 ditë për çdo segment.

ARRSH i bën thirrrje të gjithë qytetarëve që të përdorin rrugën dytësore Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.

Akset ku do të ketë bllokim të qarkullimit:

Vorë-Maminas

Maminas-Sukth

Sukth-Fllakë

Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,

Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.