Për shkak të punimeve që po kryhen në projektin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, do të devijohet për 8 ditë trafiku rrugor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se trafiku rrugor do të devijohet në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull, duke filluar nga dita e nesërme (6 shkurt).

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.

Njoftimi i plotë:

Njoftim!

Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.
Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.
Punimet do të zgjasin 8 ditë, fillojnë ditën e martë, datë 06.02.2024-14.02.2024, dhe do të shoqërohen me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.