Për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik, në ditët e fundit të qershorit do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji.

OSHEE ka njoftuar se do të kryejë punime të planifikuara në nën stacionin e Porto-Romanos në datën 29 qershor, nga ora 09:00-13:00.

Pa energji do të mbesin: Sektori Rinia, Bishti i Pallës, Spitalla dhe zona e Kënetës.

Në datën 30 qershor, punime të planifikuara do të kryhen në nën stacionin e Golemit, nga ora 09:00-13:00.

Për pasojë do të mbesin pa energji zonat: Golem, Qerret, Mali i Robit, zona e Stacionit të Trenit, Golem-Përroi Agait (pjesa e detit). 

Po ashtu punime do të ketë edhe në nën stacionin e Shkozetit, nga ora 09.00- 13.00 në datat 27 e 28 qershor. Si pasojë do të mbesin pa energji disa zona.

 27 qershor

Zonat pa energji në Durrës: Tregu i fruta-perimeve, Telekomi, Pallati i Kulturës, Prefektura, Bashkia, Shëtitorja Taulantja, Ish-fabrika e Cigareve, Banka, Zona e Ish-URT-ja, Ish-NPV-ja, Spitali, Zona e Tregut Industrial, Sigurimet Shoqërore, Ish-fabrika e Bukës, Muzeu i Dëshmorëve, Lagja e Re, Ish-radiostacioni, Fabrika e Tullave, Currilat.

28 qershor

Pa energji nga ora 09:00-13:00, do të jenë zonat:  Arapaj, Zona përreth bregut të kanalit Shkozet, Plepat, Plazhi , zona e Kënetës, zona e rotondës së re Shkozet, serat, oksigjeni, Shkozet, ish-zona industriale, serat Rrashbull, Gjykata e Apelit.

Në kuadër të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, kufizime të furnizimit me energji do të ketë pothuajse në të gjitha qytetet.