TIRANE – Projekti i gazsjellësit TAP do të shtyhet edhe me një vit. Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, që punimet të nisnin në gjysmën e dytë të këtij viti, ato do të shtyhen me 12 muaj, për shkak të mosmarrëveshjeve në politikën italiane.

Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, e konfirmoi sot shtyrjen e projektit, duke thënë se ai do të fillojë vetëm nga fundi i vitit 2015, në një kohë që Shqipëria ka përcaktuar gjurmën se ku do të kalojë tubacioni.

Vonesa e ratifikimit të marrëveshjes nga ana e Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Italisë, për kalimin e gazsjellësit në gadishullin Apenin shtyn kështu me një vit fillimin e punimeve për këtë vepër madhore.

Përfitimet nga ndërtimi i gazsjellësit që pritet të përfundojë në vitin 2020 do të jenë të mëdha, ku vetëm për Shqipërinë investimi kap 1.5 mld USD. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/