Kryebashkiakja Emiriana Sako ka ndjekur nga afër punimet për projektin transformues të lagjes 16 në Durrës.

Ndërkohë ajo ka bashkëbiseduar me banorët e zonës për këtë investim mjaft të rëndësishëm që do të rehabilitojë 18 pallate.

Në këto godina do të rikonstruktohen tërësisht fasadat me qëllim efiçencën e energjisë, do të riparohen kafazet e shkallëve, do të kryhet hidroizolimi i tarracave, do të lyhen fasadat dhe ambientet e përbashkëta si dhe do të hiqen depozitat pasi furnizimi me ujë do të jetë me sistem të qendërzuar.

Po kështu do të rehabilitohen të gjitha kuartallet midis pallateve.

“Ky investim do të sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të kesaj lagjeje, rritjen e vlerës së pronës së tyre si dhe rigjenerimin urban të zonës.

E gjithë kjo zonë do të jetë tërësisht e transformuar ashtu si lagjia 18 dhe siç po transformojmë të gjithë qytetin”, shkruan Sako në faqen e saj në “Facebook”.