Kontjana Kuçi, kryetarja e LSI Durrës ka denoncuar me anë të një postimi në Facebook se bashkia po tenderon 2 milionë dollarë për rehabilitimin e 4 rrugëve.
Sipas Kuçit operatorëve i është kërkuar të përfundojnë punimet brenda 80 ditëve për qëllim erektoral.
Gjithashtu ajo thekson se kjo është “cilësi shkel e shko” dhe jashtë standarteve.
“Bashkia e Durrësit ka shpallur me procedura të nxituara tender 2 milionë dollarë për rehabilitim të 4 rrugëve duke u kërkuar operatorëve t’i përfundojnë punimet brenda 80 ditëve për qëllim elektoral, dhe detyrimet financiare do të paguhen nga buxheti i këtij viti dhe vitit të ardhshëm.
Më shumë beton, cilësi shkel e shko, jashtë standardeve. Ndaj edhe Durrësi përmbytet nga shiu dhe banorët zhvaten.
Më 25 prill do e shporrim përgjithmonë sektin e betonit dhe korrupsionit.”- shkruan Kuçi.
Bashkia e Durrësit ka shpallur me procedura të nxituara tender 2 milionë dollarë për rehabilitim të 4 rrugëve duke u…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Friday, February 5, 2021