Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të falënderoj efektivët e policisë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ky mesazh i tij vjen për shkak të punës së tyre, të cilët duhet të shërbejnë në të gjithë territorin e Shqipërisë në këto ditë me temperatura të larta.

Kujtojmë se Europa dhe vende të tjera të botës janë mbërthyer nga temperatura të larta. Por edhe Shqipëria është përfshirë nga temperatura ekstreme që kanë arritur deri në 42 gradë celsius.

Falënderim dhe mirënjohje ndaj çdo efektivi të Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake që shërben në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në këto ditë me temperatura të larta”, shkruan Rama.