Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis shqyrtimin për prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se punon për llogari të një grupi kriminal në Durrës.

KLP do të shqyrtojë nëse Ndoja ka kryer apo jo shkelje ligjore. Ndaj prokurorit Ndoja ka patur akuza për shpërdorim detyre e presion ndaj zyrtarit të hipotekës në Durrës.

Edhe ditën e sotme Rama hodhi akuza ndaj Ndojat të cilin e ka akuzuar se punon për organizatat kriminale dhe se u bën shantazh nëpunësve të shtetit herët apo vonë do të dalë para drejtësisë për të dhënë llogari për gjithçka ka bërë. 

Zv. kryeministri Erion Braçe më parë ka thënë se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, është Arian Ndoja dhe pikërisht ky prokuror mbështet bandat kriminale dhe u bën presion zyrtarëve.