Një valë e vazhdueshme e të nxehtit ka marrë 17 jetë gjatë fundjavës në të gjithë Korenë e Jugut, tha Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe autoritetet e zjarrfikësve.

Shumica e të vdekurve ishin fermerë dhe të moshuar që punonin jashtë në vapë ekstreme, raportoi të hënën Yonhap News me bazë në Seul.

Koreja e Jugut ka qenë nën “pushtetit” e të nxehtit që kur alarmet e para të sezonit për valët e të nxehtit hynë në fuqi në mes të qershorit, me temperaturat maksimale të fundit në rreth 35 gradë Celsius në shumë pjesë të vendit.

Provinca Veriore Gyeongsang ishte rajoni më i goditur, me shtatë fermerë të moshuar të vdekur.

Vetëm të shtunën, humbën jetën 4 persona të cilët ishin fermerë të moshuar që punonin jashtë, përkatësisht në Mungyeong, Gimcheon, Sangju dhe Gyeongsan.